Barcelona thuhet se po punon për të siguruar një para-marrëveshje me Marc Guehi në janar, ndërsa ata synojnë të rrëmbejnë mbrojtësin e Crystal Palace si transferim të lirë verën e ardhshme.

Klubi katalunas ka intensifikuar kërkimin e saj për përforcime në mbrojtje pas të ardhmes së pasigurt të Ronald Aruajos.


Uruguaiani ka marrë një pushim të pacaktuar për t'u përqendruar në shëndetin e tij mendor pasi u bë subjekt i kritikave të shumta pas kartonit të kuq kundër Chelseat.

Kjo tani e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij në Camp Nou, me raportet që pretendojnë se Barcelona mund ta shesë atë pavarësisht kontratës së tij të gjatë.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, Barcelona po synon sigurimin e një para-marrëveshje me Guehin në janar, pasi e duan yllin anglez si transferim të lirë verën e ardhshme.

Guehi është një nga lojtarët më të kërkuar në treg, pasi ai do të largohet nga ‘Selhurst Park’ kur kontrata e tij të skadojë verën e ardhshme.

Qendërmbrojtësi anglez është gjithashtu në radarin e Real Madridit, Atletico Madridit, Bayern Munich, Liverpoolit, Interit dhe Juventusit. /Telegrafi/

telegrafi sport app