Interesimi për të fituar shërbimet e mesfushorit portugez të Portos, Danilo Pereira, dita ditës po rritet edhe më shumë.

Mesfushori Danilo është lojtari kryesor i Portos në vitet e fundit, ku është bërë pjesë e rëndësishmë edhe e kombëtares portugeze.


Paraqitjet e tij të mira me ekipin dhe kombëtaren e Portugalisë kanë bërë që Danilo të shikohet me vëmendje nga klube të mëdha evropiane.

Barcelona është duke përgatitur ofertën e janarit për Danilon, i cili shihet si një alternativë për mesfushorin e Nice, Jean Michael Seri, që mund të mos transferohet te Barça.

danilo1

Megjithatë, gazeta Mundo Deportivo thekson se gjiganti katalunas përballet me konkurrencë nga Manchester City dhe Arsenal për 26-vjeçarin portugez.

Në Barça, Danilo shihet si një zëvendësim afatgjatë ndaj spanjollit, Sergio Busquets, i cili ka filluar të ul nivelin e tij viteve të fundit.

Danilo ishte pjesë e skuadrës së Portugalisë që fitoi Euro 2016 në Francë verën e kaluar, ndërsa pas kampionatit ka qenë edhe në radarin e Liverpoolit.

Portugezi ka rinovuar vitin e kaluar me Porton dhe thuhet se klubi i madh i ka vendosur edhe një klauzolë largimin e cila mendohet të jetë 60 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app