Që nga viti 2015 kur Xavi Hernandez u largua nga Barcelona ku u largua pas 17 sezonesh, klubi ka vuajtur ta gjejë zëvendësimin e tij. 

Lojtari sa ka qenë pjesë e Barcelonës ishte ndër më të mirët në botë.


Në vitet e fundit Barcelona ka luajtur me treshen Busquets-Iniesta-Rakitic, që ishin prezent edhe të dielën ndaj Real Madridit.

Prej largimit të Xavit, Barcelona, ka harxhuar 112 milionë euro për ta zëvendësuar legjendën.

xavi 3

Lojtarët që u pëlqyen më shumë për zëvendësim këtë vit ishin emra si Verratti dhe Seri, por asnjëri nuk erdhi.

I pari që u bashkua me Barcelonën ishte Arda Turan, që u ble për 34 milionë euro, verën që iku Xavi.

turan e1500311841699

Pas tij erdhi Andre Gomes për një shumë prej 35 milionë eurove, por një lojtar që njihet më shumë i ngjashëm me Rakiticin.

andre gomes e1501516408732

Të hënën Barcelona e zyrtarizoi blerjen e Paulinhos për 40 milionë euros.

paulinho 1 e1502811971628

Po ashtu edhe Denis Suarez është marr si zëvendësues i Xavit, por as ai nuk po i kalon momentet më të mira.

denis suarez e1501247841869

Vetë Xavi një intervistë për L'Equipe, kishte thënë se Jean Michael Seri është pasardhësi duke hënë se e ka ADN-n e Barcelonës. /Telegrafi/

telegrafi sport app