Pasi mori lejen nga UEFA, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt muajin e ardhshëm do të luhet në Spotify Camp Nou, ndeshja e parë evropiane në stadiumin e rinovuar pas tre vitesh.

Barcelona njoftoi para disa ditësh se ka marrë miratimin për të shfrytëzuar stadiumin e rinovuar me një ndeshje në La Liga ndaj Athletic Bilbaos.


Megjithatë, klubi katalunas tani do ta shfrytëzoj atë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi UEFA ia ka lejuar një gjë të tillë.

“FC Barcelona njofton se ndeshja e gjashtë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën, më 9 dhjetor në orën 21:00, kundër Eintracht Frankfurt, do të luhet në Spotify Camp Nou”.

“Ky vendim vjen pas marrjes së licencës së parë të tifozëve për Fazën 1B, e cila lejon një kapacitet të rritur dhe përfshin të gjithë zonën anësore, duke shtuar licencën e dhënë tashmë për Fazën 1A — që mbulon Tribunën Kryesore dhe Portën Jugore — dhe hyn në fuqi pasi UEFA të ketë pranuar kërkesën, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

telegrafi sport app