Mbrojtësi Albert Lopo i ka nxjerr telashe skuadrës së tij Deportivo La Coruna, por edhe Barcelonës.

Deklarata e tij e bërë pas ndeshjes në Camp Nou, në barazimin 2:2 që e shpëtoi La Corunan në La Ligë, ka zgjuar dyshime për manipulim të rezultatit, shkruan “Sport.es”, transmeton lajmimet.


“I jam afruar Xavit dhe i kam thënë se një barazim do të ishte i mirë për të gjithë. Kurse, ai më ktheu duke më thënë se do t’ua dhurojmë ndeshjen”, ishin fjalët e Lopos.

Deklarata e tij ka përfunduar nën hetime nga LFP.
 

telegrafi sport app