Rodrigo Hernandez duket se do të jetë mesfushori më i ri i Barcelonës.

Gjiganti katalunas ka filluar bisedimet me skuadrën spanjolle Villareal për transferimin e mesfushorit në ‘Camp Nou’.


Fjala është për mesfushorin 21-vjeçar i cili këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Villarealit.

Rodrigo i cili është me prejardhje nga Madridi, ka zhvilluar 21 ndeshje të gjitha si titullar me fanellën e verdhë.

GettyImages 889645634 (Foto /Getty Images)

Javë më parë reprezentuesi i Spanjës U21 ka vazhduar kontratën me Villarealin deri në vitin 2022.

E klauzola e ulët prej vetëm 20 milionë euro ka bërë që Barcelona të jetë e gatshme për ta paguar atë.

Rodrigo shihet si zëvendësuesi adekuat për të lënduarin Sergio Busquets në rolin e mesfushorit shkatërrues.

Sipas të përditshmes katalunase ‘Mundo Deportivo’, me tu hapur afati kalimtar i janarit, Barcelona do ta zyrtarizojë transferimin e Rodrigos.

Përveç Barcelonës, në garë për lojtarin është edhe Atletico Madrid dhe Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app