LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Man Utd fillojnë bisedimet për Marcus Rashford, këto janë kushtet e klubeve

Barcelona dhe Man Utd fillojnë bisedimet për Marcus Rashford, këto janë kushtet e klubeve

Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me Marcus Rashford përpara mbylljes së afatit kalimtar dimëror dhe janë ndërmarrë hapa të rinj në negociata.

Më parë, bisedimet ishin zhvilluar vetëm mes klubit katalanas dhe agjentit të lojtarit, por tani, të gjitha palët janë në tavolinë.

Në këtë fazë, Barcelona nuk është në gjendje të përmbushë kërkesat e Manchester United për një marrëveshje huazimi, duke qenë se nuk ka hapësirën e pagave për të paguar 100% të pagës së Rashfordit.


Mënyra se si ata mund ta bëjnë këtë është të largojnë Ansu Fatin, por pavarësisht se klubi po përpiqet fort për të bindur sulmuesin e ri që të largohet , ai vazhdon të qëndrojë për momentin.

Ndërkohë që po punohet në atë rrugë, The Telegraph tani ka raportuar se Barcelona dhe Man United kanë hyrë në negociata.

Marrëdhëniet në pikën më të ulët - Amorim dhe Rashford ndërpresin çdo komunikim
Lexo po ashtu Marrëdhëniet në pikën më të ulët - Amorim dhe Rashford ndërpresin çdo komunikim

Rashford nuk është në planet e trajnerit të Man United, Ruben Amorim, por pavarësisht kësaj, gjigantët e Ligës Premier nuk do të lejojnë të arrihet një marrëveshje nëse nuk mbulohet paga e plotë e lojtarit për gjysmën e dytë të sezonit.

Barcelona tashmë ka komunikuar se ai është aktualisht e pamundur, për shkak të vështirësive të tyre financiare të dokumentuara mirë, ndërsa ata janë në gjendje të mbulojnë vetëm 50%.

Barcelona ka ambicie për të nënshkruar me Rashford në baza të përhershme, por tani për tani, një huazim pa opsion blerjeje që po diskutohet me Man United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Kalo në kategori