Barcelona dhe Atletico Madrid ‘firmosin paqen’ për Griezmannin - katalunasve iu kushton 15 milionë euro, por fitojnë të drejta për negocim me pesë lojtarë

248:"BARCELONA, SPAIN - JULY 14: New Barcelona signing Antoine Griezmann poses for the media with FC Barcelona president Josep Maria Bartomeu as he is unveiled at Camp Nou stadium on July 14, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Barcelona dhe Atletico Madrid thuhet se kanë bërë një marrëveshje paqeje për çështjen e Antoine Griezmann.
Barcelona u gjobit me 300 euro për fillimin e bisedimeve me Griezmann përpara se klauzola e lirimit të tij të ishte ulur nga 200 milionë euro në 120 milionë euro.
Sipas El Mundo, marrëveshja e bërë e detyron Barcelonën që të paguajë te Atletico plot 15 milionë euro, por e fiton të drejtën për të negociuar për pesë lojtarë të madrilenëve.
Në këtë mes përfshihen edhe emra e Saul dhe Jose Gimenez.
Këto të drejta nuk janë detyrim për të blerë, por i japin mundësinë Barcelonës ta barazojnë çdo ofertë që Atletico e merr për ata lojtarë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































