Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndeshjen kthyese ndaj Celta Vigos e vlefshme për 1/8-tën e Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Gjiganti katalunas ka siguruar kalimin tutje në Copa del Rey, pas fitores së thellë në Camp Nou në ndeshjen e kthimit ndaj Celta Vigos.


Skuadra e Ernesto Valverdes e ka dominuar takimin ndaj Celtas, duke e përfunduar dilemën e fituesit, qysh në pjesën e parë.

Leo Messi Momenti i njërit gol të shënuar nga Messi (Getty Images)

Goli i parë i Barcelonës erdhi në minutën e 13-të të takimit, ku ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të saktë nga Jordi Alba.

Dyshja Messi-Alba ishin akterë edhe tek goli i 2-0, pasi ishte spanjolli që asistoi përsëri për argjentinasin tek goli i dytë.

Leo Messi 1 Messi i falënderohet Albas për dy asistimet e bëra (Getty Images)

Pas dy golave nga argjentiansi radha erdhi për asistuesin e dyfishtë Alba, i cili shënoi në minutën e 28-të për 3-0 i asistuar nga 'partneri i tij në krim' Messi.

Vulën e fitores së thellë dhe kalimit tutje e dha sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi për 4-0 në minutën e 31-të pas një gabimi të mbrojtësit mysafirë.

Luis Suarez Festa e Suarezit pas golit të shënuar (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Barcelona arriti të menaxhoj mirë lojën dhe rezultatin duke rrezikuar kohë pas kohe dhe duke gjetur edhe një gol me anë të Ivan Rakitic, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 5-0.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Barça mori një fitore të thellë 5-0 në Camp Nou, duke kaluar tutje në çerekfinale të Copa del Rey. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6cz51y

https://www.dailymotion.com/video/x6cz58b

https://twitter.com/kennyvocals/status/951572411748675586

https://www.dailymotion.com/video/x6cz6hh

https://www.dailymotion.com/video/x6cza4g

telegrafi sport app