Barcelona ia ka shënuar gjashtë gola Sporting Gijonit në ndeshjen e javës së 35-të në La Liga që u zhvillua në Camp Nou.

Vetëm një gol u realizua në pjesën e parë, edhe atë përmes Lionel Messit që realizoi me kokë (12’).


Fraksioni i dytë u vendos më shumë nga vendimet e arbitrit, i cili i akordoi tre penalti.

Fillimisht, Luis Suarez shënoi nga loja e lirë (64’) që pastaj me dy gola nga pika e bardhë të kompletonte het-trikun (74’ dhe 77’).

Një tjetër penalti e konvertoi në gol Neymar (86’), ndërsa sërish Luis Suarez me golin e katërt personal e vendosi rezultatin përfundimtar (88’).

Ky triumf e rikthen Barcelonën në krye të tabelës me pikë të barabarta me Atletico Madridin që është një vend më poshtë.

Real Madridi ka një pikë më pak se dy liderët dhe në tri xhirot e fundit do të jetë një garë e nxehtë për titull. /Telegrafi/

telegrafi sport app