Skuadra nikoqire ishte e organizuar mirë, mirëpo me raste e lejonte kundërshtarin ta impononte lojën e vet dhe i tillë ishte moment i golit.

Një harkim të Neymar drejt zonës e priti Sergi Roberto, i cili pasoi në mënyrë fantastike në drejtim të Luis Suarez dhe uruguaiani nuk fali (37’).


Katalunasit e shënuan golin e sigurisë në fraksionin e dytë. Pas një kundërsulmi të mysafirëve të nisur nga portieri Bravo, Neymar pranoi një top nga Roberto dhe e dyfishoi epërsinë (58’). 

Me këtë fitore, Barcelona barazohet me pikë me liderin Real Madrid (me nga 24). /Telegrafi/

 
 
telegrafi sport app