Barca e vë Malcomin në listën e shitjeve
226:"SEVILLE, SPAIN - MAY 25: Malcom of FC Barcelona in action during the Spanish Copa del Rey match between Barcelona and Valencia at Estadio Benito Villamarin on May 25, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Barcelona është duke u përgatitur që t'i ndajë rrugët me Malcomin - bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.
Blaugranët arritën që ta fitonin garën për shërbimet e brazilianit në verën e vitit 2018, mirëpo ai dështoi ta dëshmonte veten në Camp Nou.
Ka kohë që spekulohet se e ardhmja e 22-vjeçarit është larg katalunasve, ndërsa në ditët e fundit vetëm sa janë intensifikuar këto thashetheme.
Barca thuhet se e ka vënë në listën e shitjeve lojtarin dhe është në pritje të ofertave për të.
Në afatin e janarit, Tottenham Hotspur dhe Everton kishin shprehur interesim ta huazonin Malcomin, ndërsa tash pritet që të përfshihen sërish në garë për shërbimet e tij. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























