Margot Robbie dhe Ryan Gosling prej ditësh kanë promovuar filmin në të gjitha kontinentet, për më tepër, interesimi i shumtë për të parë filmin Barbie ka bërë që të shtohen edhe 7 salla të tjera, ndër to edhe 2 Gold Class, dhe duke parë interesimin e tejshtuar, edhe më shumë salla do të hapen. Qindra gra do të marrin pjesë në këtë event madhështor. Kostumet fantastike, hitet muzikore, koreografia dhe aventurat e kukullave më të njohura dhe më me ndikim në botë, janë një përvojë që e bën audiencën të marshojnë drejt kinemave!
Barbara Millicent Roberts, e njohur si kukulla Barbie, u krijua në vitin 1959. Gjenerata të shumta u rritën me të dhe Barbie ndërroi role dhe profesione me kalimin e viteve. Nuk kishte asgjë që Barbie nuk mund të arrinte dhe në këtë mënyrë ajo frymëzoi miliona, ndoshta miliarda gra. Por Barbie nuk është thjesht një kukull, ajo është një ide që jeton më gjatë se një kukull individuale dhe misioni i saj është të inkurajojë rëndësinë e besimit në vetvete, fuqinë e gruas, promovimin e vlerave të jetës dhe më e rëndësishmja, diversitetin e çdo individi!
Margot Robbie dhe Ryan Gosling janë një çift brilant, si dhe i gjithë kasti, të cilët do t’ju zhysin në një botë rozë me kthesa të pabesueshme për dy orë. Nëse keni menduar ndonjëherë se si do të dukej kalimi nga bota e Barbie në botën reale, më në fund do ta zbuloni…
Barbie do të arrijë në kinemanë CineStar Megaplex in Prishtina Mall me premierë të mërkurën, më 19 korrik me eventin CineLady me shfaqjen e filmit, me dhurata speciale, nga partnerët tanë si Swarovski, Optika Simon, Fabu Spot, Fabu Studio, L’Occitane, Scotch&Soda Superdry, InterSport, pije mirëseardhjeje, ku tashmë edhe shumë bileta të CineLady janë shitur!
Greta Gerwig dhe partneri i saj Noah Baumbach, të dy të nominuar për Oscar, do të drejtojnë filmin. Roli i bjondes legjendare i shkoi bukuroshes australiane që zgjedh rolet më të mira – Margot Robbie, ndërsa të zgjedhurin e saj, Kenin e rrezitur, e ka përvetësuar aktori Ryan Gosling. Pjesa tjetër e kastit, shumë të pasur, përfaqësohet nga emra të mëdhenj të Hollivudit dhe muzikës: Will Ferrell, Dua Lipa, Helen Mirren, America Ferrera, Nicola Coughlan, Emma Mackey, Michael Cera dhe shumë të tjerë.
CineStar do t’u ofrojnë vizitorëve të mbrëmjes CineLady më shumë se 100 dhurata për më fatlumët, pop up nail bar, DJ, këndin e fotografive me Barbie Box, e shumë surpriza të tjera.
Për Barbie Mega-party, DJ do të jetë aty nga ora 18:00, dhe do të sigurojë atmosferë të mrekullueshme, që të gjithë ta shijojmë në maksimum këtë event madhështor.
Ngjyra “Barbie Pink” ka pushtuar botën, gjendet në të gjitha kopertinat e revistave prestigjioze dhe në javët e modës. Dhe në përputhje me trendin, edhe CineLady do të ketë si temë këtë ngjyrë, me shumë instalime dhe gjëra të pa para më herët, si dhe me një soundtrack të veçantë, për të cilin flet e gjithë bota.
Biletat për filmin më të përfolur dhe të shumëpritur të vitit, që e sjellë Blitz Film, i cili do të argëtojë të gjithë ata që e duan Barbie, por edhe ata që nuk e duan, i gjeni në arkat e kinemasë CineStar dhe online.
https://cinestarcinemas-ks.eu/sq/
https://www.youtube.com/watch?v=LScm8Kdgiao
HIGH RESOLUTION PHOTOS AVAILABLE AT: http://bitly.ws/LmVi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës