Vendimi për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes së KRU “Hidroregjioni jugor”, Besim Baraliu, po cilësohet si i padrejtë, politik dhe pa asnjë arsyetim nga vet Baraliu.
Kryeshefi i shkarkuar më 27 prill nga Bordi i përkohshëm i kësaj ndërmarrje, Besim Baraliu ka proceduar ankesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në Inspektoratin e Punës ndaj këtij bordi për të kërkuar drejtësi, pasi sipas tij ka qenë vendim i kundërligjshëm dhe arbitrar.
Baraliu edhe pse nuk i di arsyet pse është marrë ai vendim, thotë në një intervistë për KosovaPress se gjatë periudhës sa e ka menaxhuar këtë ndërmarrje ka arritur t’i rrisë investimet në vlerë mbi 42 milionë euro dhe të hyrat nga 2.8 milionë në 5.5 milionë euro.
Ai thotë se vendimi ndaj tij për shkarkim është bërë në mënyrë të padrejtë, pa asnjë analizë dhe pa kurrfarë arsyetimi. Ndërsa, shton se deklaratat e ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari janë të pabazuara, kinse nuk ka pasur performancë të mirë.
Ndërsa, nga ana financiare Baraliu thotë se për t’iu përgjigjur deklaratës se ministres Hajdari, e cila ka thënë se për çdo vit ka pasur rënie, ose performancë më e dobët nga viti 2010 deri në vitin 2020, trendi i rritjes së të hyrave nga KRU “Hidroregjioni jugor”, nga viti 2010 deri 2020 është në rritje sepse faktet e tregojnë të kundërtën.
“Pres që gjyqi ta kthejë pozitive pasi që faktet janë në anën time dhe nuk kam asnjë dyshim që ata nuk do të vendosin ashtu siç është. Por, edhe në qoftë se ndryshe do të jetë, e vërteta është kjo që po e them sot. Të hyrat më 2010 kanë qenë 2 milionë e 806 mijë euro, në 2011 – 3 milionë e 293 mijë euro, pra çdo herë rritje ka pasur. Në 2012 – 3 milionë e 760 mijë euro, në 2013 – 4 milionë e 291 mijë euro, në 2014 – 3 milionë e 958 mijë, ku pak nga 2013 kemi pasur rënie. 2015 rritje prapë, 4 milionë e 92 mijë euro, 2016 – 4 milionë e 794 mijë euro, 2017 – 5 milionë e 425 mijë euro, 2018 – 5 milionë e 243 mijë euro dhe 2019 – 5 milionë e 508 mijë euro… Koeficienti i rritjes 96.29 përqind. Kjo është e vërteta e nxjerrë prej dokumenteve që kemi edhe prej auditorit të aprovuara edhe prej Zyrës Rregullative”, thotë Baraliu.
Baraliut të cilit iu ndërpre kontrata e punës porsa ishte kthyer nga Gjermania ku ishte për një kontroll mjekësor, thotë se deklaratat e ministres Rozeta Hajdari, për punën e kësaj ndërmarrje kanë qenë të pavërteta. Ndërsa, po vlerëson se fal angazhimit të tij, ka arritur t’i sigurojë Prizrenit ujë të pijes 24 orë në ditë me një cilësi të lartë.
Sipas Baraliut, Hajdari ka thënë çdo gjë të pavërtetë përpos asaj që e ka thënë auditori i përgjithshëm dhe kjo është e shpjeguar se përse ka ndodhë.
“Sa i përket një deklarate që e ka dhënë ministrja e ekonomisë, Rozeta (Hajdari). Ajo ka thënë çdo gjë të pavërtetë. Ndërsa, sa i përket performacës së kompanisë, pa modesti mund të them që është njëra prej kompanive që ka pasur investime shumë të mëdha dhe ka pasur suksese të pabesueshme. Me të ardhur në vitin 2010 në këtë kompani, unë kam menduar që ka ujë në Prizren, mirëpo ujë nuk kishte pasur. Fal angazhimit tim personal dhe të gjitha stafit ‘Hidroregjini jugor’, kemi arritur që të sigurojmë sasinë e ujit për Prizren, edhe sot Prizreni ka 24 orë ujë”, deklaroi Baraliu.
Ai po e cilëson vendimin e bordit të ri dhe të përkohshëm, si një hakmarrje politike ndaj tij, po ashtu edhe ndaj kryeshefit të “Trepçës” dhe atij të KRU “Prishtina”.
“Kjo është një hakmarrje politike, e një politike degraduese ndaj njerëzve që punojnë më së shumti. Nuk po flas vetëm për veti po flas edhe për disa të tjerë qoftë edhe për kryeshefin ekzekutiv KRU ‘Prishtina’ dhe Prishtina sot ka ujë në saje të punës së tij dhe ekipit të tij. Po ashtu edhe për drejtorin e ‘Trepçës’ Basri Ibrahimi… Kjo është gjueti ndaj nesh, neve po na dëshirojnë vetëm vdekur. Kështu që dikujt po i pengojnë sukseset, përkundër që është dashur të vlerësohen sukseset, por kanë marrë masa për të na lënë pa bukë”, thekson ai.
Me ardhjen e tij në krye të menaxhmentit më 2010, ai deklaron se është rritë edhe cilësia 99.7 përqind, derisa shtoi se edhe qëllimi kësaj ndërmarrje ka qenë furnizimi i rregullt me ujë dhe rritja e cilësisë së ujit.
Baraliu duke prezantuar pasqyrat mbulueshmërisë së shërbimeve, pohon se një ndër investimet më të mëdha ka qenë ai për trajtimin e ujit të ndotur, që është përkrahur nga Banka Gjermane, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prizrenit.
“Është e pavërtetë ajo performanca, gjëja se ka qenë çdo herë negative, e thënë nga ajo ministrja, e cila edhe sigurisht nuk ka qenë e informuar dhe deklarata e saj është krejt e bazuar në thash e them. Mbulueshmëria me shërbime të ujit të pijes në përqindje: Në 2010 kur kam ardhur unë kanë qenë 50 përqind mbulueshmëria, në vitin 2011 58 përqind, 2015 67 përqind edhe 2019 dhe sot është 75 përqind. Pra, nga 50 përqind 25 për qind është rrit mbulueshërmia e shërbimeve të ujit të pijes në Prizren…(10;06) Mbulushmëria me trajtim të ujit të ndotur, më parë nuk ka pasur trajtime dhe ka qenë 0, ndërsa tash është 20 përqind, ku për herë të parë është ndërtuar impianti për ujëra të zeza në Vlashnje të Prizrenit. Është investim kapital i Bankës Gjermane dhe i Qeverisë së Kosovës, ku 12 milionë euro ka ndarë KfW, ndërsa 5 milionë Qeveria e Kosovës dhe 5 milionë komuna ka bërë shpronësimin”, pohon Baraliu.
Baraliu ka informata se një prej arsyeve të bordit, është gjoja për të gjeturat e auditorit të përgjithshëm. Megjithatë, sipas tij, raporti i përgjithshëm për vitin 2018 ka qenë me opinion të kundërt për arsye të mos regjistrimit të aseteve në ndërmarrje.
Ai thotë se rivlerësimi i aseteve ka qenë punë që është dashur të kryhet prej Qeverisë së Kosovës, respektivisht prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik pasi që kjo ministri është aksionare e ndërmarrjeve publike të Kosovës, respektivisht ndërmarrjes KRU “Hidroregjioni jugor”. Arsyeja është sipas Baraliut se duhet që brenda tri vjetësh ose pesë vjetësh të rivlerësohen asetet. Por, me gjithë premtimin që ka dhënë ministri, nuk kanë mundur të bëjnë rivlerësimin e aseteve, e si rrjedhojë e kësaj, auditori i përgjithshëm i ka nxjerrë si të pabesueshme pasqyrat financiare.
“Me gjithë insistimin tonë edhe bisedat që i kemi pasur me ministrin e atëhershëm Valdrin Lluka, ku janë dokumentet, janë procesverbalet që kemi bërë kërkesë të vazhdueshme për regjistrimin e aseteve pasi që ne një vit paraprak kemi pasur vërejtje nga auditori për një gjë të tillë. Për këtë punë edhe është marrë një veprim nga ana ime atëherë dhe është ndërruar drejtori financiar. Megjithatë edhe pse nuk ka qenë faj i pasqyrave financiare te drejtorit, mirëpo ka qenë edhe si sugjerim i auditorit, edhe kemi vepruar. Edhe në vitin tani që jemi kemi shpallur një tender dhe po regjistrohen asetet në mënyrë që mos me dal pasqyrat financiare të pabesueshme”, thekson Baraliu.
Ai ka numëruar edhe të arriturat e tjera që janë bërë për matjen e ujit me ujëmatës te konsumatorët në masë 100 pëqind, kurse ujë i pa faturuar gjatë menaxhimit të tij, është zvogëluar dukshëm.
Po ashtu edhe numri i konsumatorëve deri në vitin 2009, ka qenë 25 mijë e 452, ndërsa në vitin 2019 është rritë ky numër 50 mijë e 388 konsumatorë. Ndërsa, inkasimi në raport me faturimin, më 2010 është rritur 72 përqind dhe vazhdimisht deri në mars të këtij viti ka shkuar në 97 pëqind, ndërsa tash ka rënë për shkak të pandemisë dhe situata është tejet e rëndë.
Ai në fund u shpreh se e kanë ndërmend që të kërkojnë edhe dëmshpërblim për dëmin që thotë se i është shkaktuar atij personalisht me anë të këtij vendimi për shkëputje të kontratës në mënyrë të njëanshme.
Kujtojmë se në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor” qeveria në detyrë kishte emëruar katër anëtarë në bordin e përkohshëm, Altin Sahiti, Arieta Vula- Pozhegu, Edmond Halimi dhe Ylber Elshani, derisa ky bord menjëherë kishte shkarkuar ose shkëputur kontratën kryeshefit Besim Baraliu dhe emëruan si u.d të kryshefit Zenel Zenelin. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë