LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Kushtetuta është shkelur nga të gjithë pa dallim, madje edhe nga Qeveria aktuale

Baraliu: Kushtetuta është shkelur nga të gjithë pa dallim, madje edhe nga Qeveria aktuale

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se Kushtetuta është duke u shkelur nga të gjithë pa dallim, e jo vetëm Kushtetuta, por edhe ligjet e tjera.

“Kushtetuta po shkelet nga personat fizikë, nga institucionet e shtetit, nga politikanët, nga subjektet politike, nga qeverisjet e caktuara, duke përfshirë edhe qeverisjen aktuale”, ka thënë Baraliu.

Sipas Baraliut, në këtë përvjetor do të duhej të ndërpritet shkelja e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës janë obligative për të gjithë.


“Nuk ka dyshkallëshmëri, ka vetëm një instancë, por edhe të krijojmë një kulturë demokratike”, tha ai.

“Tjetër gjë e deklarojnë, tjetër gjë e bëjnë politikanët, të gjitha subjektet politike e kanë dëshmuar këtë, më e rënda te ne në politikë shumë pak ka etikë, premtojnë shumë, por nuk realizojnë asgjë”, shton tutje Baraliu, në emisionin “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini,.

Baraliu e vlerësoi punën e Gjykatës Kushtetuese, “si të suksesshme, edhe pse me një përvojë që e ka pasur fillestare dhe kuadro fillestare, sepse ne nuk kemi pasur traditë në krahasim me shtetet e tjera”. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori