Derisa forcat ruse vazhdojnë të vënë në cak infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë, banorët janë përballur me ndërprerje të energjisë dhe mungesë të ujit.

Të enjten, kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se rreth 70 për qind e kryeqytetit ukrainas ishte ende pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.


"Inxhinierët e energjisë elektrike po bëjnë çmos për të rikthyer (energjinë elektrike) sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai dhe shtoi se furnizimi me ujë ishte rikthyer në rreth gjysmën e Kievit në bregun e majtë të lumit Dnipro.

Videoja e mëposhtme tregon një prind në Kiev i cili shkoi në një dyqan me gjenerator për t’i përgatitur ushqim fëmijës së tij.  /Telegrafi/