LAJMI I FUNDIT:

Flasin ata që u munduan ta ndalin tragjedinë në Kolovicë

Flasin ata që u munduan ta ndalin tragjedinë në Kolovicë

Pas tragjedisë që ndodhi në Lagjen Kolovica në Prishtinë, Sylejman Krasniqi, i cili edhe ishte dëshmitar i kësaj tragjedie ka rrëfyer tmerrin që e ka parë.

“Unë isha në oborr e kam dëgjua një zë që thoshte u mbyt. Kam kërcye në lum dhe më pas me mua ka ardhur edhe një kojshi i cili ka hy në ujë dhe i ka kërku fëmijët për 20 minuta. Nuk ka mujtë me i gjete. Ka dalë dhe ka hy përsëri në ujë edhe i ka gjetur të vdekur”, ka deklaruar Krasniqi, raporton “Zeri.info”.

Kjo gropë është hapur nga një kompani private, kompani e cila ka bërë ndërtimin e rrugës në këtë lagje. Mirëpo, banorët thonë se nuk e dinë emrin e kësaj kompanie.


Xhemajl Osaj, banor i kësaj lagjeje, ka thënë se deri tek ky aksident ka ardhur shkaku i një kompanie që ka bartur gurë.

Osaj thotë se gropa ishte e thellë 3-4 metra dhe se dy herë janë ishin ndërprerë punimet.

Banorët e kësaj lagjeje fajësojnë organet komunale të cilat, sipas tyre, nuk kanë intervenuar në mbylljen e kësaj grope./Zëri/