Banorët e disa fshatrave të komunës së Ferizajt protestuan sot duke kërkuar asfaltimin e rrugës, premtim ky që u kishte bërë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Është hera e dytë që banorët e fshatrave Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë të Komunës së Ferizajt dalin në rrugë për të protestuar për të njëjtën kërkesë.
Banorët e kësaj ane kërkojnë ndërtimin e rrugës që i lidh fshatrat e tyre me magjistralen e Ferizajt dhe atë të Shtimes.
Sokol Murati, njëri prej protestuesve, thotë se qeveria nuk po realizon premtimin e dhënë.
“Na kanë dhënë një premtim, shpresojmë se do t’i mbanë fjalët. Pal Lekaj na ka dhënë premtime, dy herë ka qenë në këtë fshat, vetë ai ka thënë se rrugë më të keqe se kjo nuk ka”, shprehet ai për RTV Dukagjinin.
Nëse nuk rregullohen ky segment i rrugës banoret janë të bindur se do të dalin përsëri në rrugë.
“Që 18 vite janë kërkesat e vazhdueshme, të rregullohet rruga, por kush s’na merr parasysh. Nëse nuk rregullohet kjo rrugë do t’i shpeshtojmë protestat”, thotë Sami Musliu.
“Nuk ka udhë që nuk është shtuar këndej vetëm rruga jonë ka mbetur pa shtruar. Rruga nuk është shtuar sepse pushtetarët s’po munden me i nda tenderët”, shprehet banori tjetër, Ramiz Bajrami.
Për t’i mbështetur protestuesit, doli edhe vet kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili iu tha banorëve se rruga nuk mund të rregullohet shumë shpejt, pasi që lënda për këtë gjendet në Organin e Pavarur të Prokurimit Publik dhe se qeveria nuk mund të ndikojë në shpejtimin e lëndës.
“Kërkesa është kjo: së pari na jepni ndonjë ditë kohë që t’i kryejmë detyrat. Unë këto detyra që janë të ministrive unë i marrë edhe si të miat. Nuk besoj se do të keni nevojë më të protestoni për këtë çështje”, deklaroi Haradinaj, përcjell Telegrafi.
Për të parë gjendjen e rrugës i pari i qeverisë vizitoi edhe disa pjesë të këtij segmenti.
Por fjalëve të parit të ekzekutivit, nuk po u besojë ata që më së shumti kalojnë në këtë anë.
Pas protestës rruga u lirua për qarkullim ku në përkrahje të kërkesave u kishte dalë edhe deputeti që vjen nga kjo anë, Labinot Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë