Banorët komentojnë veprimet e Xuxit në Big Brother: E kanë lëshuar nervat

Xuxi shkaktoi një rrëmujë të madhe së fundmi në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.
Ai pati një debat të ashpër me Gresë Gashin, të cilën e akuzoi për pëlqim, pak ditë pasi tentoi që ta puthte.
Ata më pas filluan që të lagin njëri-tjetrin me ujë, ku pati një ndërhyrje edhe të banorëve të tjera.

Banorët kanë diskutuar në lidhje me këtë rast, ku thonë se Xuxin e kanë lëshuar nervat.
“E kanë lëshuar nervat. Nuk po mundet që të kontrollojë veten”, tha Fitimi.

Vullneti në anën tjetër shtoi: E kanë lëshuar nervat në lojë e sipër”.
Laurent Krasniqi ndër tjerash theksoi: “Si nuk po ka cigare, po lun”.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në spektakël dhe nëse do të ketë ndonjë masë për Xuxin. /Telegrafi/





















































