LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

E përditësuar: Policia ka dhënë detaje, pas përfshirjes së një ndërtese nga zjarri në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, bëri të ditur se po vazhdon evakuimi i banorëve nga ndërtesa.

“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, ka thënë Ahmeti.


Ndërkohë që zjarri është lokalizuar, dy vetura raportohet të jenë djegur në një garazh në lagjen “Emshiri” në Prishtinë.

Policia e Kosovës është duke hetuar shkakun e zjarrit që ka shpërthyer rreth orës 18:40, ndërkohë që 13 persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e tymit.

Tash për tash nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

***

Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Emshir të Prishtinës, duke detyruar dhjetëra persona të kërkojnë ndihmë për evakuim nga ndërtesat e prekura.

Njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë për të larguar banorët nga banesat e tyre, ndërsa tymi i dendur ka shkaktuar panik në zonë.

Për shkak të ekspozimit ndaj tymit, shumë banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Telegrafi raporton se zjarri ka nisur në zonën e garazheve të një ndërtese dhe është përhapur me shpejtësi.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare mbi shkakun e zjarrit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori