LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Strugës konsumojnë ujë të pakontrolluar (Video)

Banorët e Strugës konsumojnë ujë të pakontrolluar (Video)

Uji në disa fshatra të Strugës shpesh është me cilësi të ndryshueshme dhe të dobët, paralajmërojnë nga Qendra e shëndetit publik në Ohër. Kjo ka të bëjë me klorizimin e parregullt të ujit që mund të sjellë zhvillimin e baktereve patogjene që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve. Situata e këtillë është më karakteristike për ato vendbanime me të cilët nuk ekonomizon NP ‘Proakua’.

“Shumë fshatra vetë e bëjnë mbikëqyrjen, respektivisht e kontrollojnë cilësinë e ujit dhe gjithashtu bëjnë ekonomizimin me ujësjellësit e fshatrave. Në pjesën dërmuese të fshatrave kishim dhe kemi probleme me mungesën e mjeteve për dezinfektim. Vite me radhë apelojmë se duhet të bëhet kjo dhe se ndaj kësaj nuk duhet të jemi të papërgjegjshëm”, deklaroi Sasho Toçkov, drejtor i qendrës së shëndetit publike, Ohër.


Nën kompetencë të ndërmarrjes ‘Proakua’ nuk janë ujësjellës të 20 fshatrave në Strugë. Ata thonë se për shkak të klorizimit jo të rregullt të ujit gjatë 24 orëve, shpesh nga të reshurat vjen deri tek ndotja e tij. Deri më tani Proakua disa herë ka kërkuar që të bëjë ekonomizimin e tyre.

“Cilësia e dobët e ujit është për shkak të mjeteve të pamjaftueshme, për shkak të gypave dhe rezervuarëve jo cilësor. Këtu problemi më i madh janë financat. Nëse ka financa dhe Proakva angazhohet në mbikëqyrjen dhe kontrollin e këtyre ujësjellësve dhe të njëjtat i sjell në gjendje të rregullt, mund të përgjigjemi pozitivisht”,  deklaroi Jonçe Dokoski, NP ‘Proakua’.

Nga Qendra e shëndetit publik janë duke përgatitur një nismë për ekonomizimin e ujësjellësve të fshatrave që të gjendet mënyrë për tejkalimin e këtij problemi, ndërsa qytetarët të ndjehen të sigurt në ujin që e konsumojnë.

Ndryshe, edhe pse stina e verës kaloi, në Strugë edhe më tej ka probleme me ujin për pije. Atje ka restrikcione prej orës 23:00 para mesnatës deri në orën 06:00 të mëngjesit. Kjo situatë ka të bëjë me thatësinë dhe sasinë shumë më të vogël që vjen nga burimet prej ku qyteti furnizohet me ujë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori