LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Orllanit dhe fshatrat përreth ende pa ujë të pijshëm

Banorët e Orllanit dhe fshatrat përreth ende pa ujë të pijshëm
Foto: Ilustrim

Në fund të muajt gusht bëhen tri vite kur MMPHI kontaktoi kompania Infra Plus për fillimin e projektit të ujësjellësit për Orllanin.

Po ashtu, ketë vit përfundon kontrata dhe banorët presim që të paktën të përfundojë edhe projekti.

Sipas OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, më 7 prill të këtij viti zyrtarë nga MMPHI ftuan një takim, ku ishin prezent të gjithë akterët, zyrtarë nga Komuna e Podujevës, KRU Prishtina, pronari i kompanisë Infra Plus, ku të gjithë u zotuan që do të marrin përgjegjësit dhe projekti të përfundojë brenda kontratës së paraparë.


“Në cilësinë e shoqërisë civile bashkë me banorët e Orllanit që disa vite radhazi e kemi bërë shumë të qartë se sa janë duke e vuajtur banorët mungesën e furnizimit me ujit cilësor për pije. Andaj meqenëse jemi çdo ditë në teren, me shumë shqetësim po hyjmë në pjesën e dytë të muajit qershor sepse nuk po shohim kompaninë punëkryese duke punuar në teren, e që rrjedhimisht i bie të mos përfundoj projekti edhe mbas tre viteve nga fillimi i tij, pra sipas kontratës së paraparë. Duke shpreh shqetësimin tonë lidhur me këtë projekt i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse siç janë MMPHI dhe Komuna e Podujevës, të ushtrojnë përgjegjësin që kanë duke i marrë të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që kompania punëkryese të obligohet të përfundoj projektin me kohë sipas kontratës, pra në fund të muajit gusht”, thuhet në reagimin e organizatës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori