LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 27° clearsky_night

Banorët e Obiliqit ankohen për ndotje të ajrit nga “Kosova B”, reagon Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit

Banorët e Obiliqit ankohen për ndotje të ajrit nga “Kosova B”, reagon Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit

Sot më datë 10 korrik 2024, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) ka pranuar një ankesë nga banorët që jetojnë në afërsi të termocentralit Kosova B.

Në ankesën e banorëve thuhet se nga orët e hershme të ditës së sotme ka ndotje nga TC B-ja, transmeton Telegrafi.

Termocentrali Kosova B

Në një komunikatë Komuna e Obiliqit, njofton se DMM-ja ka inspektuar gjendjen nga afër dhe ka vërejtur se nga oxhaku i TC B po shkarkohet tym i zi vazhdueshëm dhe i pandërprerë.


“Pas marrjes së informatave (ankesave), DMM-ja ka inspektuar gjendjen nga afër dhe ka vërejtur se nga oxhaku i TC B po shkarkohet tym i zi vazhdueshëm dhe i pandërprerë. Andaj, kemi shprehur shqetësimin tonë për tymin dhe pluhurin e shkaktuar nga termocentrali”, thuhet në komunikatë.

Tutje në njoftim thuhet se DMM ka kërkuar nga KEK që ta informojë për të gjitha situatat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Duke shtuar se nëse nuk respektohen ligjet dhe udhëzimet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve, do të veprohet konform ligjeve në fuqi.

“Në rastet e tilla, por edhe në përgjithësi, të njoftohet DMM-ja për problemet (vështirësitë) që ka KEK-u, duke na informuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të ketë bashkëpunim mes DMM-së dhe KEK-ut, për të gjitha situatat aktuale dhe të përbashkëta, për të mirën tonë dhe të qytetarëve tanë, ashtu siç kemi vepruar në të kaluarën. Drejtoria e Mjedisit kërkon të respektohen ligjet dhe udhëzimet mbi vlerat e lejuara të shkarkimeve. Në të kundërtën, do të veprohet konform ligjeve në fuqi” thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Como përtej të gjitha pritshmërive, ish-yjet e Man Utd dhe Liverpoolit pritet t’i bashkohen

Como përtej të gjitha pritshmërive, ish-yjet e Man Utd dhe Liverpoolit pritet t’i bashkohen

Serie A
Top ylli i Manchester Cityt refuzon kontratën e re dhe po kërkon largimin

Top ylli i Manchester Cityt refuzon kontratën e re dhe po kërkon largimin

Serie A
Edi Rama “përfshihet” në debatin e plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Edi Rama “përfshihet” në debatin e plazheve, publikon video nga Velipoja me plot pushues

Lajme
Shpërthen afera në Francë: Ish reprezentuesi francez i pagoi fshehtas 1.6 milion euro femrës që përdhunoi?

Shpërthen afera në Francë: Ish reprezentuesi francez i pagoi fshehtas 1.6 milion euro femrës që përdhunoi?

Përfaqësueset
Ardhja e mërgimtarëve, nis krijimi i kolonave në kufirin me Serbinë

Ardhja e mërgimtarëve, nis krijimi i kolonave në kufirin me Serbinë

Lajme
Artan Xhaka kthehet në banesën e tij në veri të Mitrovicës 24 vjet pas largimit

Artan Xhaka kthehet në banesën e tij në veri të Mitrovicës 24 vjet pas largimit

Mitrovica Veriore
Kalo në kategori