Banorët në Llaskarcës jetojnë pa ujë të pijshëm. S’mund të lahen dhe vet investojnë në infrastrukturë duke i asfaltuar rrugët.
“S’është vetëm fshati im po edhe fshatrat tjera. Pse dikush han biftek ndërsa tjetri s’ka as bukë të hajë? Ne jemi këtu në fshat. Po bëjmë gjithçka me mundin tonë. E dimë ne se si jetohet këtu. Paramendo të mos kesh ujë për të pirë? Të blesh ujë për të pirë. Ne kemi bunarë, po ai ujë nuk është për t’u pirë”, tha Samet Misimi, banor i fshatit Llaskarcë dhe kryetar i bashkësisë lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Banorët e fshatit Llaskarcë u bënë të njohshëm këto ditët e fundit. Aksidenti tragjik e ktheu vëmendjen te ky vend që gjendet në autostradën Shkup-Tetovë. Numëron rreth 3000 banorë me rreth 300 shtëpi. Kushte më të liga ka në pjesën e epërme të fshatit, atje s’kanë bunarë në oborr ndërsa ujin e mbushin nga tre burimet në qendër të fshatit.
“Banorët e Llaskarcës së Poshtme që kanë arritur të ndërtojnë hidrofor dhe kanë ujë të pijshëm jetojnë në kushte me të mira se ato në Llaskarcë të Epërme. Të tjerët janë të detyruar të mbushin ujë nëpër shishe”.
Samet Misimi për katër vite është kryetar i bashkësisë lokale në Llaskarcë dhe ka firmën e tij ndërtimore. Ai ju ka premtuar bashkëfshatarëve se do t’ju ndihmojë dhe do t’i detyrojë autoritetet të realizojnë kushte më të mira për jetesë në fshat. Tani për tani, investon para të tijat për t’i asfaltuar rrugët, të rinovojë shkollën dhe nevojat tjera në fshat. Por, edhe ai pret dikush të reagojë. Ai mban ende në mend premtimin e kreut të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov nga fushata parazgjedhore, se fshatrat e Shkupit do të kenë infrastrukturë të duhur.
Nga fshati Llaskarcë dolën me porosi, “s’duhet të ndodh ndonjë tragjedi, që autoritet të kujtohet për ne”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë