LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 6° fair_day

Banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës mbesin pa transport publik, Komuna tregon se ku qëndron problemi

Banorët e fshatit Dumnicë të Podujevës mbesin pa transport publik, Komuna tregon se ku qëndron problemi

Banorët e fshatit Dumnicë në komunën e Podujevës, po përballen prej muajsh me mungesën e transportit publik, një situatë që ka krijuar vështirësi të mëdha për ata që udhëtojnë për në qytet apo destinacione të tjera.

Banorët e kësaj zone kanë raportuar në Telegrafi për këtë problem, duke thënë se që nga muaji qershor linja e transportit publik ka ndalur së funksionuari.

Në lidhje me këtë problem, Telegrafi ka kontaktuar Komunën e Podujevës, të cilët kanë ofruar shpjegime për situatën dhe kanë sqaruar arsyet e mungesës së transportit.


“Lidhur me pyetjen rreth mungesës së transportit publik në fshatin Dumnicë, ju njoftojmë se operatori ekonomik i cili e ka pasur atë linjë të transportit e ka ndalë punën me arsyetimin se nuk ka udhëtarë mjaftueshëm dhe nuk ka llogari financiare ta mbajë atë linjë. Kemi qenë të përkushtuar si administratë komunale që të gjejmë një zgjidhje, por ka qenë e pamundur pasi as operatorët tjerë nuk kanë pranuar ta marrin atë linjë të transportit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Për të zgjidhur këtë situatë, Komuna e Podujevës njofton se në muajin janar do të bëhet shpallja publike për dhënien e lejeve qarkulluese të transportit dhe atëherë do të shpallen të lira edhe linjat ku nuk ka aktualisht transport dhe me këtë rast edhe për linjën Podujevë-Dumnicë dhe anasjelltas./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori