LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 besojnë se Trumpi ka qenë për tri ditë në Shqipëri dhe ka kaluar pushime luksi në Sazan

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 besojnë se Trumpi ka qenë për tri ditë në Shqipëri dhe ka kaluar pushime luksi në Sazan

Në spektaklin e së martës, banorët e Big Brother VIP Albania 4 u vendosën përballë një sfide interesante dhe njëherazi sfiduese: atyre iu prezantuan disa tituj lajmesh, dhe detyra e tyre ishte të dallonin se cilët ishin të vërtetë dhe cilët jo.

Një nga lajmet që shkaktoi më shumë reagime dhe debat mes tyre kishte titullin: “Donald Trump zgjedh Shqipërinë për pushime! Kalon 3 ditë në Sazan mes luksit dhe misterit”.

Në mënyrë të papritur, shumica e banorëve vendosën të anojnë nga kolltuku i së vërtetës, duke besuar se ish-presidenti amerikan kishte vizituar vërtet Shqipërinë dhe kishte kaluar disa ditë në ishullin e Sazanit.


Por e vetmja që qëndroi skeptike dhe insistoi se lajmi ishte i pavërtetë ishte Loredana. Ajo vazhdimisht i nxiti banorët të anojnë nga kolltuku tjetër, duke argumentuar: “Nuk ka luks në Sazan!”.

Dhe në fakt, ajo kishte të drejtë. Ishulli i Sazanit, i cili për shumë vite ka qenë bazë ushtarake dhe ka mbetur jashtë funksionit turistik, nuk ofron resorte luksoze apo kushte për një pushim të tillë siç sugjeronte lajmi.

Ky moment shkaktoi të qeshura dhe diskutime mes banorëve, duke treguar sa e vështirë mund të jetë dallimi mes lajmeve të vërteta dhe atyre sensacionale që qarkullojnë në media. Sfida, përveçse argëtuese, nxiti edhe reflektim mbi ndikimin e informacionit dhe sa lehtë mund të mashtrohemi nga titujt bombastikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Magazina
Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

Magazina
Figurat e njohura të Top Channel futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, befasojnë finalistët

Figurat e njohura të Top Channel futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, befasojnë finalistët

Magazina

"Më puth nga maja e gishtit e deri në majë të kokës”, Gjesti ia kthen Eglit: Po, nëse do të ishe nëna ime

Magazina
Egli: Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 për shkak se është i papjekur emocionalisht, ka lënduar vajzat dhe i ka quajtur ato të pamoralshme

Egli: Gjesti nuk duhet ta fitojë BBVA 4 për shkak se është i papjekur emocionalisht, ka lënduar vajzat dhe i ka quajtur ato të pamoralshme

Magazina
Julian Deda rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në drejtim të Gjestit në shtëpinë e BBVA 4

Julian Deda rrëshqet dhe për pak sa nuk rrëzohet në drejtim të Gjestit në shtëpinë e BBVA 4

Magazina
Kalo në kategori