Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2018, të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë arritur ta realizojnë një fitim të pastër prej hiç më pak se 47.7 milionë euro, apo 6.3 milionë euro me pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Qendrore të Kosovës (BQK), ne raportin “Informatat mujore – Sistemi Financiar, korrik 2018”.
Sipas raportit të BQK-së, vlera e kredive deri në këtë muaj është 2.67 miliardë euro, ku rritja vjetore e tyre ka qene 11.4 për qind. Norma efektive e interesit për kredi në këtë muaj është rritur ne 6.7 për qind, krahasuar me 6.4 për qind që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Vlera e kredive në fund të muajit korrik 2018 arriti në 2.67 miliardë euro. Nga to 965.4 milionë euro ishin nga kreditë për ekonomitë familjare dhe 1.67 miliard euro nga financimi i bizneseve me kredi”, thuhet në raport, shkruan Telegrafi.
Rritje kishte edhe te depozitat e klientëve, vlera e tyre deri në këtë periudhë arriti në 3.13 miliardë euro, krahasuar me 2.96 miliardë euro që ishin një vit më herët.
“Depozitat në muajin korrik 2018 ishin 3,13 miliardë euro, prej të cilave 2.49 janë të ekonomive familjare, ndërsa ato të ndërmarrjeve ishin 700.4 milionë euro. Rritja vjetore e depozitave ishte 5.6 për qind”, vijon raporti.
Norma efektive e interesit për depozita në këtë muaj ishte 1.5 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 5.1 pikë përqindjeje.
Kjo diferencë e lartë ka ndikuar që bankat gjatë kësaj periudhe të arrijnë fitime mjaft të larta. Derisa dallimi mes interesit në kredi dhe depozita do të jetë i lartë, bankat do të vazhdojnë të kenë shumë të hyra nga interesi dhe fare pak shpenzime për interes.
Kreditë e këqija sipas raportit të BQK-së aktualisht janë 2.7 për qind.
“Deri në korrik të 2018-së, sektori bankar regjistroi rënie të kredive jo-performuese dhe përmirësim të mbulueshmërisë së tyre me provizione. Niveli i tyre shënoi rënie në 2.7 qind nga 3.9 për qind që ishte një vit më herët”, shpjegon raporti, shkruan Telegrafi.
Sektori bankar vazhdon të ketë nivel të lartë të likuiditetit [raporti i mjeteve likuide ndaj gjithsej detyrimeve afatshkurtra] me 37.2 për qind, raporti kredi/depozitë është 80.8 për qind, ndërsa mbulueshmëria e kredive të këqija me provizione në këtë muaj ishte 135.7 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker