Banka për Biznes, me datë 19 maj ka inauguruar Akademinë e Burimeve Njerëzore, në zyrat e këtij institucioni në Prishtinë.
Në këtë ceremoni të pranishëm kishte nga institucione të ndryshme, partnerë të Bankës për Biznes.
Anita Kosumi-Ajeti, udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BPB ka thënë për Telegrafin se ideja e Akademisë kishte nisur disa vite më parë, fillimisht, me programin BPB Junior, që tashmë po kalon nëpër gjeneratën e pestë.
“Sot jemi këtu, jemi mbledhë me të gjithë bashkëpunëtorët tanë, për ta kurorëzuar hapjen e Akademisë. Realisht, ne e kemi prej vitit 2018-të programin BPB Junior i cili në gjenerata të ndryshme po tregon sukses të trajnimit të studentëve, avansimit dhe të orientimit të tyre në karrierë. Mirëpo, fakti që sot jemi mbledhë për të kurorëzuar me një akademi në kuadër të Bankës, na bën shumë të lumtur dhe sot këtu në këtë hapje do të kemi bashkëpunëtorë të ndryshëm nga Banka Qendrore, Shoqata e Bankave nga Oda Amerikane, të cilët na kanë mbështetë që nga fillimi i programit BPB Junior, si dhe kemi organizata të ndryshme me të cilët synojmë të ndërtojmë bashkëpunim për avansimit tutje të Akademisë”, ka thënë Kosumi-Ajeti.
Dhurata Robaj, menaxhere për trajnime dhe zhvillim në BPB ndërkaq, ka shtuar se qëllimi kryesor i akademisë është që të ndikojë në zhvillimin e stafit dhe të gjeneratave të reja të studentëve.
“Jemi shumë të lumtur që sot po e zyrtarizojmë krijimin e HR Academy, kjo një Akademi në kuadër të Burimeve Njerëzore që do të funksionojë për trajnimin dhe zhvillimin e stafit, si dhe zhvillimin e studentëve dhe gjeneratave të reja të cilët synojnë zhvillimin e tyre në sektorin bankar”, ka thënë Robaj.
Kryeshefi Ekzekutiv i Bankës për Biznes, Arton Celina tha se me Akademinë e Burimeve Njerëzore, BPB po e dëshmon rolin e saj në shoqëri.
“Të gjithë të bashkuar për një mision të përbashkët, me e bë BPB-në institucion aktiv e dinamik, por edhe të përgjegjshëm në shoqëri. Fakti që kemi nisur këtë iniciativë, vjen nga nevoja e Bankës për të siguruar një vazhdimësi të Biznesit dhe unë besoj që me këtë Akademi kjo do të arrihet, por, me atë që jam krenar është pjesa ku kontributi ynë do të vërehet në shumë sfera. Pra, këtu do të defilojnë shumë studentë, të cilët do të marrin njohuri dhe do të jenë të punësuar në BPB por edhe në industri tjera, duke u nisur nga fakti se ne si punëmarrës nuk kemi kapacitet t’i absorbojmë të gjithë këta të cilët do të jenë këtu, pra jo më shumë se gjysma e tyre që përfundojnë, pra do të kenë hapësirë që të gjejnë karrierë gjetiu nëpër industri tjera, por edhe në banka tjera, e ne jemi shumë krenarë për këtë gjë”, ka thënë Celina.
I pranishëm në këtë ceremoni nga Banka Qendrore e Kosovës ishte edhe zv. Guvernatori Sokol Havolli, që foli para të pranishmëve për rolin që Akademia do të luajë në përgatitjen e gjeneratave të reja për sektorin financiar.
“Ideja e zhvilluar nga vetë BPB-ja, ka qenë që të ndërtohet një akademi që do t’i përgatis gjeneratat e ardhshme për sektorin financiar fillimisht. Por, pse jo ekspertët e sektorit financiar vazhdimisht kanë arritur që të kontribojnë edhe në zhvillimin dhe në ndërtimin edhe të industrive të tjera dhe këtu kemi edhe përfaqësues të sektorëve tjerë të biznesit, që sigurisht e kanë parë vlerën e njerëzve të cilët janë të përgatitur nga sektori financiar, se sa të rëndësishëm janë ata për zhvillimin, coftë të firmave individuale, apo të bizneseve dhe industrive në përgjithësi dhe mua më ka lënë jashtëzakonisht përshtypje kjo iniciativë e BPB-së”, ka thënë Havolli.
Akademia e Burimeve Njerëzore, është transformuar si e tillë pas disa vitesh punë intenzive që është bërë me programin BPB Junior, që fillimisht kishte nisur si ide për orientimin e studentëve në karrierë si dhe rekrutimin e stafit të ri brenda institucionit.
Studentët e përzgjedhur për këtë program janë trajnuar për tre muaj me radhë nga ekspertët më të mirë të fushës së bankingut dhe jo vetëm, derisa, momentalisht, janë duke u bërë përgatitjet finale për gjeneratën e re të këtij programi, ku kanë aplikuar më shumë se 400 të rinj.
Gati 400 punonjësve të BPB-së, përmes kësaj akademie u mundësohet zhvillimi profesional, duke i njohur me mjedise të reja, pikërisht përmes moduleve të hartuara nga ekspertët më të mirë të fushës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht