Kosova duhet të përmirësojë produktivitetin, të adresojë pengesat në infrastrukturë, të krijojë një mjedis që është më i favorshëm për sektorin privat dhe të investojë në njerëzit e vet.
Kështu thuhet në mesazhin e Bankës Botërore pas takimit të zëvendëspresidentes Anna Bjerde me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë qeveritar, duke shtuar se Kosova duhet të krijojë vende pune me cilësi të lartë.
“Që Kosova të ketë vazhdimisht rritje ekonomike të fortë, të qëndrueshme dhe që krijon vende pune me cilësi të lartë, vendi duhet të përmirësojë produktivitetin, të adresojë pengesat në infrastrukturë, të krijojë një mjedis që është më i favorshëm për sektorin privat dhe të investojë në njerëzit e vet”, tha Bjerde.
Ajo gjithashtu ka diskutuar sfidat socio-ekonomike me një grup të organizatave të shoqërisë civile të Kosovës.
“Me presionet e vazhdueshme të inflacionit, ndikimin e luftës në Ukrainë në ekonomitë anembanë botës dhe masat fiskale të varfëruara ndaj pandemisë COVID-19, përvoja botërore tregon qartë rëndësinë e politikave të mbrojtjes sociale të synuara mirë dhe fiskalisht të qëndrueshme për të mbrojtur më të varfrit dhe më të cenuarit”, ka theksuar ajo.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Bjerde ka vizituar ish-minierat e Korporatës Energjetike të Kosovës për të mësuar për sfidat mjedisore të Kosovës, po ashtu ka vizituar edhe Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut.
Banka thotë se ka filluar procesin e përgatitjes së Kornizës së re të Partneritetit me Vendin (CPF) për Kosovën për periudhën 2023-2027, e cila do të parashtrojë objektivat kryesore zhvillimore që do të mbështeten.
Në maj 2022, portofoli aktiv i huadhënies së Bankës Botërore arriti 379.55 milionë dollarë amerikanë, në 11 projekte në fushat e energjisë, bujqësisë, ujit, shëndetësisë, konkurrueshmërisë, financave, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ndihmës sociale dhe reformës së kadastrës.
Prej vitit 1999, BB-ja ka siguruar dhe/ose ka menaxhuar mbi 500 milionë dollarë në Kosovë përmes rreth 40 operacioneve, duke përfshirë fondet e mirëbesimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë