LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore 100 milionë dollarë për Shqipërinë

Banka Botërore 100 milionë dollarë për Shqipërinë

Sipas Bankës Botërore, kredia prej 100 milionë dollarë jepet si mbështetje buxhetore, pasi Shqipëria përmbushi 10 kushte për fuqizimin e sistemit financiar.

“Këto masa do të krijojnë mjedisin e duhur që institucionet bankare dhe jobankare të zgjerojnë kreditimin ndaj sektorit privat, e kjo si rrjedhojë do të jetë një shtysë për rritjen ekonomike”, thotë BB.

Pjesë e kushteve ishin miratimi i ligjit të ri për falimentin, atij për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka si dhe ndryshimet në kodin e procedurave civile. Këto masa pritet të ulin më tej kreditë e këqija dhe shmangin krizat e mundshme bankare.


“Këto reforma jo vetëm që zbusin rreziqet me të cilat ballafaqohet sektori bankar, por sjellin përfitime afatgjata për bizneset dhe veprimtarinë e kreditimit”, thuhet më tej.

Por veç sektorit bankar, pjesë e kushteve kanë qenë edhe miratimi i ligjeve që forcojnë mbikëqyrjen e fondeve të investimeve për të garantuar kursimet e qytetarëve, por edhe disiplinimi i shoqërive të kursim kreditit, të cilat nga 140 që ishin janë reduktuar në më pak se 20 duke u bërë më të sigurta.

Sipas Bankës Botërore, forcimi i sistemit financiar është kritik, për të ulur rreziqet për ekonominë, por edhe për të mbështetur rritjen e shpejtë të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori