LAJMI I FUNDIT:

“The Kosovar Gang”, Rapid Bukureshti i bën jehonë tre yjeve Dardanë

“The Kosovar Gang”, Rapid Bukureshti i bën jehonë tre yjeve Dardanë

Klubi rumun, Rapid Bukuresht është krenar dhe mburret me lojtarët nga Kosova, të cilat janë yjet më të mëdhenj të skuadrës.

Rapid Bukureshti po përjeton një formë të lartë me katër fitore radhazi në Superligën e Rumanisë.

Klubi nga kryeqyteti është në vendin e dytë me 45 pikë dhe po rivalizon në luftën për titull me liderët e FCSB me 54 pikë.


Kjo formë e mirë dhe renditja në vendin e dytë është edhe falë yjeve nga Kosova, të cilët po kalojnë në formë të lartë.

Treshja shqiptare e Rapid Bukuresht me paraqitje të mirë në fitoren me rikthim spektakolar ndaj Craiovas
Lexo po ashtu Treshja shqiptare e Rapid Bukuresht me paraqitje të mirë në fitoren me rikthim spektakolar ndaj Craiovas

Albion Rrahmani e nisi në mënyrë të përkryer sezonin me 6 gola nga 7 ndeshjet e para, por u ndalë nga një lëndim që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.

Megjithatë, pas rikthimit, sulmuesi llapjan ka shënuar edhe dy gola tjerë nga katër ndeshje, duke qenë lojtari kryesor i Rapidit.

Në afatin kalimtar të janar, klubi rumun transferojë edhe dy yje tjerë nga Kosova, Ermal Krasniqin nga CFR Cluj dhe Florent Hasanin nga Tirana.

Ermali shpejt u bë pjesë e formacionit titullarë duke luajtur tri ndeshje dhe shënuar një gol.

Rrahmani dhe Krasniqi me paraqitje të mirë në fitoren e Rapid Bukureshtit
Lexo po ashtu Rrahmani dhe Krasniqi me paraqitje të mirë në fitoren e Rapid Bukureshtit

Edhe Hasani ka filluar menjëherë t’i marrë minutat e vet duke luajtur në dy ndeshje titullar dhe duke dhuruar një asistim.

Forma e mirë dhe prejardhja nga vendi i njëjtë ka bërë që Rapid Bukureshti t’u kushtojë një postim të treve së bashku.

“The Kosovar Gang” apo në shqip “Banda kosovare”, ka shkruar klubi rumun në postimin e tyre në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Premier League
Kalo në kategori