Mario Balotelli ka arritur marrëveshje personale me Olympique Marseillen, pasi Roma dhe Fiorentina nuk i kanë plotësuar kërkesat e tij. 

Sipas Tuttomercatoweb, sulmuesi i Nice ka ringjallur interesimin e klubeve të njohura pas dy viteve të bukura në Francë.


Ai ka shënuar 26 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.

GettyImages 863078906 Mario Balotelli me Nicen kundër Lazios . (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Kontrata me Nicen i skadon në fund të muajit qershor, ndërsa dëshira është e tij ishte të kthehet në Serie a.

Roma dhe Fiorentina ishin të interesuar për të, por nuk ia kanë plotësuar kërkesat.

MarioBalotelliOGCNicevFCGirondinsdeVr3iw iT34Jx e1520943576303 Foto: GettyImages

Sipas TMW, Balotelli ka arritur marrëveshje me Marseille, që sot luan në finalen e Kupës së Evropës kundër Atletico Madridit.

Ai do të vendos vetëm nëse Marseille e siguron kalimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/  

telegrafi sport app