LAJMI I FUNDIT:

Ballkani vuan, por fiton ndaj Dukagjinit

Ballkani vuan, por fiton ndaj Dukagjinit

Ballkani ka shënuar fitore minimale 1-0 përball Dukagjinit në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superliga.

Kampioni në fuqi i elitës së futbollit kosovar e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke rrezikuar portën e mysafirëve disa herë.

Por, goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 36-të i shënuar nga Qëndrim Zyba, por që mund të ishte një rezultat më i thellë.


Në 45 minutat e dytë, ishte në lojë paksa më e ashpër nga skuadra mysafire, që tentoi me çdo kusht t’i barazonte shifrat.

Mirëpo, skuadra nga Suhareka nuk lejoi befasi dhe kundërsulmoi në vazhdimësi, për të tentuar që të siguronte tre pikët.

Ballkani ia doli të mbante këtë epërsi minimale, duke marrë tre pikë, ndërsa aktualisht ka gjashtë e që gjendet në vendin e tretë, ndërsa Dukagjini në të fundit me një sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore