Ballkani dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë nikoqir të ferizajasve në takimin që pritet të zhvillohet në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Therandë nga ora 14:00.


Ekipi i Orges Shehit vjen nga një seri negative prej dy humbjeve dhe një fitoreje, teksa synon t’i kthehet tri pikëve.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Abazit është në një formë pozitive me tri fitore nga katër ndeshje dhe synon t’i vazhdojë rezultatet pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ballkani: Iljazi; Smajli, Jashanica, Ismajlgeci, Potoku; Abedini, Queven; Hamidi, Giovanni, Kryeziu; Sunday;

Ferizaj: Terziu; Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli; Shabani, Ramusa; Nafiu, Jusufi, Sadriu; Abdul;

/Telegrafi/

telegrafi sport app