Ballkani i shënon dy gola Larnes për shtatë minuta

Ballkani është duke fituar 2-0 ndaj Larne në kuadër të Ligës së Konferencës.
Skuadra kosovare e nisi furishëm takimin, duke shënuar dy gola të shpejtë brenda shtatë minutash.
Fillimisht, Albion Rrahmani shënoi nga penalltia në minutën e 26-të, duke u sjell më shumë komoditet bashkëlojtarëve të tij.
Por, për t’i bërë gjërat edhe më mirë, Almir Kryeziu (33’), shënoi për 2-0, duke elektrizuar tifozët e skuadrës nga Suhareka.
Duket se Ballkani do të përfundojë punë qysh në takimin e parë me Larne, për të kaluar në rrethin tjetër të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































