Tingëllon sikur po flasim për një dhuratë. Kur entuziastët e “Ballkanit të Hapur”, Rama dhe Vuçiq e përmendin këtë dhuratë që po ua bëjnë popujve të Ballkanit, bëhemi konfuz. Kujt po ja japin? Kush ua dha? Edhe më konfuz bëhemi kur ministri i Jashtëm Rus Lavrov, përkrah “idenë serbe të Ballkanit të Hapur”, i pikëlluar që nuk pati mundësi që këtë ta thoshte edhe në Beograd. Duke qenë se BE, ShBA, NATO për shkak të pushtimit rus të Ukrainës janë në gjendje lufte të pashpallur me Rusinë, e cila synon edhe Ballkanin, deklarata e zyrtarit të lartë amerikan “se ShBA-ja nuk është kundër Ballkanit të Hapur”, huton gati të gjithë.
Por, ShBA-ja nuk është përkrahëse pa kushte e kësaj ideje. Pra, nëse të gjithë përveç Kosovës zyrtare, e përkrahin këtë ide, përse ende mbetet i (pa)hapur Ballkani? Ka apo nuk ka Serbia, kufi me Shqipërinë? Ajo duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës, mbron idenë se kufirin me Shqipërinë e ka pikërisht në Morinë. Duke e njohur Kosovën e pavarur, Shqipëria zyrtare nuk e pranon këtë ide. Pra, “Ballkani i Hapur” është mënyrë që Serbia të anashkalojë kushtin e njohjes së Kosovës për t’u integruar në BE. Nëse Kosova, pa e rregulluar marrëdhënien e saj me Serbinë, pa status të barabartë, do të pranonte qarkullimin e Serbisë nëpër Kosovë pa kurrfarë mundësie kontrolli, kjo do të linte Kosovën pa mundësi që të mbrohet nga presioni ekonomik, social e politik, formal e jo formal nga fqinji i saj verior.
Serbia do të sillej si në tokë të vet dhe Kosova nuk do të kishte instrumente të pengonte këtë. Qarkullimi i lirë, për një vend i cili sipas deklaratave publike i ka 48 baza të përkohshme dhe 12 të përhershme, ushtarake (dhe xhandarmërisë) rreth kufirit me Kosovën, e bën shumë problematike sigurinë jo vetëm të Kosovës, kur kihet parasysh se në Kosovë janë stacionuar trupat e shumë vendeve anëtare të NATO-s. Pra, po të mos ishte Kosova, gjithçka do të ishte më e lehtë për ideatorët, shitësit dhe stërshitësit e kësaj ideje e cila tingëllon bukur për të gjithë ata që nuk janë rritur dhe edukuar në Ballkan. Por, Kosova është fakt dhe deklarata e Eskobarit paraqet mbështetje të këtij projekti nëse Serbia e njeh Kosovën si të barabartë. Ajo është ftesë për Serbinë të njoh Kosovën dhe të rreshtohet me Perëndimin. Kritikat apo komente ironike ndaj qëndrimit të Kosovës, vijnë edhe nga shqiptarë me pozita dhe përgjegjësi të larta politike në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. Paketimi dhe promocioni shqiptar i kësaj ideje po krijojnë huti. Kush përfiton, është pyetja tradicionale ballkanike? A do t’i ngordhë lopa fqinjit? Pra, pse është Ballkani ende i pahapur? Si do të thoshte Marfi, nëse diçka po ndodhë, nuk ka mundur të mos ndodhë.
Thelbi i debateve historike/politike në fakt janë përpjekjet për ta ndryshuar të kaluarën. E çfarë nëse e ndryshojmë të kaluarën, me konsensus? Derisa po insistohet në termin “Ballkan i Hapur”, përkundër idesë për Evropën e hapur dhe pa kufij, një gjë është e sigurt: Ballkani ende nuk është i hapur. Mënyra më e lehtë për ta hapur Ballkanin është integrimi në BE. Por, politika evropiane duket se ka frikë nga efekti i enëve të lidhura. Do të bëhet me automatizëm Ballkani, Evropë, apo Evropa do të bëhet Ballkan nëse ballkanasit pranohen kështu si janë në BE? Është e sigurt se në trenin evropian, popujt dhe vendet e Ballkanit duhet të kenë parasysh kontrollin e bagazheve. Sidomos atyre historike dhe gjeopolitike. Mund të ndryshohet e kaluara? Mundet, nëse klasa politike dhe elita intelektuale ndërron interpretimin e së kaluarës, por nuk ka përgjigje përse ende nuk e kanë bërë? BE për disa vende ka rezerva serioze, sidomos për Turqinë dhe Serbinë. Përderisa rruga e Turqisë drejt Evropës duket shumë më e komplikuar dhe nuk varet vetëm nga vullneti politik i saj, Serbia duket se mund të zgjedhë. Një pjesë e saj do të jetë Evropë ndërsa pjesa tjetër do të jetë vetvetja, pra edhe Rusi.
Problemi qëndron në faktin se interpretimi i të kaluarës është pengesa themelore e cila ndalë ndërtimin e marrëdhënieve të reja në rajon e rrjedhimisht edhe hapjen e tij. Shikuar nga këndi i gjeopolitikës, Serbia ka mbetur keq dhe po vallëzon mbi litarin e tendosur të marrëdhënieve të BE me Rusinë. Presidenti serb po bënë edhe “pirueta”. Aq shpejtë po rrotullohet rreth fjalëve të veta sa politika perëndimore nuk po arrin të ja dallojnë as format. Marramendja ka marrë karakter regjional, dhe në këtë balet politik, më të lumturit po duken shqiptarët. Entuziazmi i Ramës me presidentin serb po bëhet viral! Ky entuziazëm po përhapet njëkohësisht mbi flatrat e shqiponjës së zezë shqiptare, sikurse mbi ato të shqiponjës së bardhë serbe. Edi Rama vetëm në raport me opozitën, është shkopi. Edhe me Kosovën. Ndoshta në raport me Serbinë është vetëm … karota!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit