LAJMI I FUNDIT:

“Ballkani i Hapur”, Kurti: S’duhet të hapemi për ndërhyrje verilindore ose lindore – nuk besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit Perëndimor

“Ballkani i Hapur”, Kurti: S’duhet të hapemi për ndërhyrje verilindore ose lindore – nuk besoj në vetëmjaftueshmërinë e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 ka folur edhe për iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Kurti para të pranishmëve theksoi se Kosova nuk duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore.

“Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar, por nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore… Ne jemi në rregull me këtë dhe mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit 2.0 tashmë, me një nisje të freskët nga kancelari Scholz…”, tha Kurti.


Kurti nga Sllovakia: Më shumë na ofendon mospranimi i krimeve nga Serbia, se mosnjohja e shtetit
Lexo po ashtu Kurti nga Sllovakia: Më shumë na ofendon mospranimi i krimeve nga Serbia, se mosnjohja e shtetit

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se nuk i beson atij grupit politikanësh që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 tha se qytetarët e Kosovës më shumë ofendohen pasi Serbia nuk pranon krimet e kryera në Kosovë sesa që nuk e njeh shtetin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori