Ballkani e mbyll pjesën e parë në epërsi në golin e Almir Kryeziut

Pjesa e parë mes Ballkanit dhe Dinamo Zagrebit u mbyll me epërsinë e skuadrës tonë prej 1-0.
Skuadra e Ilir Dajës ishte shumë më e mirë duke e kontrolluar lojën nga fillimi.
Almir Kryeziu dhe Albin Berisha rrezikuan të parët, por nuk arritën të shënonin.
Krejt çfarë bën kroatët ishin disa goditje të pasakta nga distanca.
Gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje, por që me rishikimin e VAR goli u pranua.
Ballkani shkon në pushim me një gol epërsi ndaj Dinamo Zagrebit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































