Ballkani dje zhvilloi ndeshjen ndaj Slavia Pragës, ndërsa kthimi drejt Prishtinës nuk ka shkuar mirë për klubin nga Suhareka.

Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej.


Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.

306644922 1104397120201784 6151858036051228542 n

Skuadra e Ballkanit për momentin është duke qëndruar në aeroportin e Pragës.

Stafi dhe lojtarët e FC Ballkanit do të nisen sot në orën 08:30 nga Praga për në Prishtinë, pas incidentit në orët e hershme të mëngjesit./Telegrafi/

306929566 648330533241891 8134986998801624732 n

306721974 1258234448327224 8257243787295733012 n

telegrafi sport app