Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla zhvilloi këtë të hënë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jürgen Stock në Lion të Francës.
Ai deklaruar se ka ardhur koha t’i hapet rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine. Sakaq, Balla ka theksuar se duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë së krimit.
Gjatë takimit me Stock, Balla i shprehu atij vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Interpolit e strukturave tona të policisë dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin me këtë organizatë në luftën kundër krimit të organizuar.
Fjala e plotë e Ballës:
“Jam sot në Lion, në selinë e Interpolit, ku u takova me Sekretarin e Përgjithshëm Jurgen Stock dhe drejtuesit e tjerë të lartë të kësaj organizate, për të thelluar bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike.
Kemi tashmë një listë personash në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, siç janë një numër i caktuar personash në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve sëbashku me Interpol na duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt.
Shqipëria ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Interpol, duke filluar që nga viti 1991, bashkëpunim ky që është rritur dhe forcuar ndër vite paralelisht me nevojën për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve globale me të cilat përballet shoqëria jonë si terrorizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike.
Rrjetet kriminale janë në gjendje të trafikojnë drejt Shqipërisë, por dhe nga Shqipëria drejt Europës dhe sasi e lloje të ndryshme drogash, duke përfshirë kanabisin, kokainën, heroinën dhe metamfetaminën. E ndërsa kufijtë ndërkombëtarë bëhen gjithnjë e më të depërtueshëm, aksesi ndaj drogës dhe abuzimi në përdorimin e saj janë bërë gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht ndaj të rinjve.
Trafikimi i drogës shpesh shoqërohet me forma të tjera krimi, si pastrimi i parave ose korrupsioni. Rrugët e trafikimit mund të përdoren gjithashtu nga rrjetet kriminale për të transportuar produkte të tjera të paligjshme.
E ndërsa kriminelët gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për të fshehur produktet e krimit dhe për t’iu shmangur drejtësisë, shkëmbimi i informacionit në kohë reale me Interpolin sa i përket personat të arratisur është thelbësore për gjurmimin, lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të individëve dhe grupeve kriminale.
Në takimin që zhvillova me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, pata mundësinë t’i shpreh atij vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Interpolit e strukturave tona të policisë dhe vullnetin / vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin me këtë organizatë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Rezultatet mbresëlënëse të arritura deri më sot si rezultat i bashkëpunimit me Interpol, për lokalizimin dhe arrestimin e disa nga personave më të kërkuar nga drejtësia, do të thellohen edhe më tej në të ardhmen falë platformave multilaterale të bashkëpunimit të mundësuara nga kjo organizatë me të gjitha vendet ku strehohen trafikantë e grupe kriminale.
Me mbështetjen e INTERPOL-it, synojmë gjithashtu të rrisim kapacitetin e Policisë së Shtetit për të parandaluar, zbuluar, hetuar dhe goditur krimet kibernetike, të cilat kanë një ndikim masiv ekonomik dhe social mbi qeveritë, bizneset dhe individët në mbarë botën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare