LAJMI I FUNDIT:

Balkan Foods vlerësohet nga Burger King Corporation me “Golden Crown Award”

Balkan Foods vlerësohet nga Burger King Corporation me “Golden Crown Award”

Disa javë më parë, në Miami të SHBA-ve, u zhvillua konventa vjetore e Burger King® Corporation, ku të pranishëm ishin të gjitha kompanitë që zotërojnë patentën e ekskluzivitetit të Burger King®, me ç’rast disa prej tyre u vlerësuan edhe me çmime speciale.

Çmimi i Kurorës së Artë (Golden Crown Award) si “Best Franchise of the Year” për zonën e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës (EMEA) shkoi për kompaninë “Balkan Foods”, kompani kjo që zotëron patentën e Burger King® për Kosovë dhe Shqipëri.

Drejtori i “Balkan Foods”, Shkumbin Muçolli, tha se zhvillimi i brendit, hapja e restoranteve në kohë rekord, operacionet e ndërmarra, zbatimi i standardeve të Burger King®, aplikimi i standardeve të sigurisë ushqimore, si dhe organizimi i shitjeve dhe marketingut, ishin vetëm disa nga kriteret e vlerësuara të cilat përcaktuan dhënien e këtij çmimi kaq prestigjioz!

Një vlerësim i tillë është tepër i rrallë, jo vetëm që ndahet nga një emër legjendar i industrisë së ushqimit të shpejtë si Burger King®, njër ndër brendet ikonike të Shteteve të Bashkuara, por mbi të gjitha është akoma më e rrallë që një vlerësim i tillë t’i jepet një kompanie që në vitin e saj të parë të operimit, krahasuar me shtete të tjera të rajonit EMEA, ku Burger King® operon tashmë prej vitesh.

Andaj ky çmim për “Balkan Foods” është një arritje shumë e madhe dhe një vlerësim maksimal për kompaninë dhe punën e gjithsecilit, shtoi Muçolli.

Më tej, ai u shpreh se ky çmim nuk është përmbyllës në synimet dhe qëllimet e kompanisë, por është një shtysë që të vazhdojmë tutje të ruhen standardet e duhura, duke i ofruar konsumatorit shqiptar shijen autentike të hamburgerit amerikan, bashkë me një eksperiencë unike që mund ta gjejnë vetëm në Burger King®!

Gjithashtu, shtimi i numrit të restoranteve nga 10 aktualë (8 në Kosovë dhe 2 në Shqipëri) është një ndër synimet më të afërta të viteve në vijim.

RRETH BURGER KING

Burger King® është themeluar në vitin 1954 dhe është brendi i dytë më i madh në botë në ofrimin e ushqimit të shpejtë si Hamburger. Shtëpia origjinale e Whopper®, sistemi i Burger King® operon në më shumë se 17,800 restorante, në më shumë se 100 vende të botës, si dhe në territorin e SHBAve.

Rreth 100% e restoranteve të Burger King® operohen nga franchise të pavarura, disa prej tyre operohen nga biznese familjare që janë në këtë biznes për dekada me radhë.

Për të mësuar më shumë rreth brendit të Burger King®, vizitoni adresën: www.bk.com ose ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram.

(artikull i sponsorizuar)
Artikull i sponzorizuar