Balje mohon se ka ndonjë marrëveshje me LVV-në: Nuk e ndryshojmë qëndrimin

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje mohon spekulimet se do të votojë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.
Këtë deklaratë Balje e tha para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk e ndryshojmë qëndrimin... ku ka qenë Arbër dhe çfarë problemi ke ti me boshnjakët me gjet zgjidhje bashkë? Kam thënë njëherë dhe jam prapa qëndrimit tim”, ka thënë Balje. /Telegrafi/
Ndryshe, deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ditë më parë kishte thënë se ka vendosur që të rri në opozitë, duke deklaruar se vota e saj nuk është “votë vendimtare” për pozitën e kryekuvendarit dhe formimin e Qeverisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































