LAJMI I FUNDIT:

Balija: Këshilli i Investitorëve Evropian mirëpret miratimin e dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve

Balija: Këshilli i Investitorëve Evropian mirëpret miratimin e dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve
????????????????????????????????????

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), ka mirëpritur miratimin e Koncept-dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor në fushën e tatimeve.

Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE është shprehur se një tatim i drejt dhe i avancuar do të kontribuojë në rritjen ekonomike. “Krijimin e vendeve të reja të punës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte, dhe njëherit përafron legjislacionin Kosovar me atë të Bashkimit Evropian”, tha ai

Ai tha se kjo iniciativë, po e dëshmon se eshtë duke u punuar me një seriozitet. “Sa më shumë avancime për bizneset vendore dhe ato të huaja, dhe që të eliminohen gabimet ligjore të cilat kanë ndodhur në të kaluarën”, theksoi Balija.


Për më shumë ai ka thënë se të gjitha këto përmirësime janë inkurajuese dhe dëshmi se ka një partneritet të fuqishëm dhe dialog mes përfaqësuesve të sektorit privat si dhe Qeverisë së Kosovës. “Ky partneritet duhet të vazhdojë edhe më tutje dhe të thellohet sepse në fund të fundit kërkohet një bashkëpunim kolektiv i të gjithë spektrit relevant për të bërë ndryshimet e duhura”, tha Shpend Balija drejtor ekzekutiv i KIE-së.

Koncept-dokumenti për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave të fushëveprimit të Administratës Tatimore të Kosovës, ka marrë miratimin e Qeverisë. Koncept dokumenti ka bërë analizën e nevojës së rishikimit të të gjitha ligjeve sipas llojit të tatimit dhe Ligjit për Administratën Tatimore dhe procedurat. Gjatë rishikimit janë konstatuar mospërputhje të afateve mes ligjeve ndërsa në aspektin përmbajtjesorë janë identifikuar gjatë zbatimit të procedurave nga tatimpaguesit dhe pengesat që janë hasur në praktikë.

Ministria e Financave, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtjesore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi, sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së si dhe praktikave ndërkombëtare, ka themeluar Grupin Punues për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në Fushëveprimin e ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori