Dhjetëra turistë fatlumë kishin rastin ta shijojnë spektaklin që u dhuruan balenat 40 tonëshe, që dolën mbi sipërfaqen e ujit dhe ishin vetëm pak metra larg anijes me të cilën po udhëtonin këta turistë.

Balenat lanë me gojëhapur turistët kur u shfaqen mbi sipërfaqen e ujit në gjirin Monterey të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.


Por, është interesant se si nga këndi i shkrepur i këtyre fotove, duken sikur balenat po përplaseshin në anijen e mbushur me turistë, megjithatë kur i shikojmë më me kujdes e shohim se ata ishin jashtë rrezikut për jetë.

Autori i fotografive të shkrepura, Jodi Frediani po lundronte me një barkë të vogël në gjirin e Montereyt kur vërejti krijesat gjigante duke dalur nga uji, dhe pa u menduar dy herë nxori aparatin për ta kapur atë moment. /Telegrafi/

balena 1 1

balena 2 1

balena 3

balena 4