Gareth Bale ka qenë hero i Real Madridit në finalen e Kievit përballë Liverpoolit.

Futbollisti uellsian u inkuadrua në lojë nga banka rezervë duke shënuar dy gola fantastik.


Ai golin e parë të shënuar me gërshërë e ka zgjedhur si më të mirin në karrierën e tij.

“Goli i parë i shënuar padyshim se është më i bukur deri më tani në karrierën time”.

Uellsiani ka thënë se e ka merituar të luaj nga minuta e parë në këtë sfidë.

“Mendoj se e kam merituar të jem në fushë nga minuta e parë. Doja t’i tregoja të gjithëve se e meritoja të luaja dhe se jam vendimtar”, u shpreh Bale.

GettyImages 962796674 Gareth Bale (Getty Images)

Në fund ish-anëtari i Tottenham ka paralajmëruar largimin nga skuadra mbretërore.

“Jam shumë i lumtur me fitoren e arritur, por nëse nuk luaj më shumë do të më duhet të shikoj tjera alternativa”.

“Dua të luaj vazhdimisht. Pas rikthimit nga lëndimi kam qenë në formë dhe këtë e kam dëshmuar në fushë”.

“Dëshira ime është ta kem një skuadër dhe një trajner që më besojnë mua”, përfundoi Bale. /Telegrafi/

telegrafi sport app