Bakir Burri, nënkryetari i parë i FFK-së

Bakir Burri do të jetë nënkryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ish-kryetari i Besës së Pejës, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të FFK-së për shumë vjet, do të jetë njeriu i parë pas kryetarit, Agim Ademi.
Gazeta Olle mëson se nënkryetar i dytë do të jetë Agim Dibrani, i cili më parë ka qenë në politikë, tek Lidhja Demokratike e Kosovës, por jo edhe në futboll.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt të saj, por që nuk është dhënë ndonjë njoftim për nënkryetarët e rinj.
Vdekja e Fadil Vokrrit ka bërë që FFK të shkojë në zgjedhje.
Nga këto zgjedhje Agim Ademi ka dal nënkryetar dhe tani ka të drejtën që t’i zgjedh nënkryetarët.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































