LAJMI I FUNDIT:

Bajrami viziton Kamenicën, informohet me gjendjen pas reformave të filluara në arsim nga kjo komunë

Bajrami viziton Kamenicën, informohet me gjendjen pas reformave të filluara në arsim nga kjo komunë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar sot qytetin e Kamenicës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastrati, shefat e grupeve parlamentare në Asamblenë Komunale dhe këshillat e prindërve të shkollave që janë prekur nga reforma e filluar në arsim nga ana e Komunës së Kamenicës.

Pas takimit me kryetarin Kastrati, ministrja Bajrami theksoi se zvogëlimi i numrit të nxënësve në klasa dhe në shkolla në përgjithësi është një fenomen që e ka prekur tërë Kosovën, e veçanërisht komunën e Kamenicës, për shkak të shpërnguljes së banorëve.


Megjithatë, ministrja theksoi se një prej kompetencave të Ministrisë është respektimi i kalendarit të vitit shkollor, të cilën gjë e ka kërkuar nga kryetari Kastrati.

Bajrami deklaroi se MAShT-i është duke bërë një analizë të përgjithshme rreth gjendjes së numrit të nxënësve në shkolla në të gjitha komunat e Kosovës dhe theksoi se Ministria dhe komunat duhet të veprojnë konform ligjeve në fuqi dhe kompetencave që dalin nga këto ligje.

Më pas, Bajrami ka pasur një takim edhe me shefat e grupeve parlamentare në Asamblenë Komunale, e po ashtu, edhe me këshillat e prindërve të disa shkollave, të cilat janë prekur nga reforma e filluar në Kamenicë, e që si rezultat prindërit kanë refuzuar t’i dërgojnë fëmijët në shkollat tjera, pra nuk e kanë filluar gjysmë-vjetorin e dytë të vitit shkollor.

Ministrja i dëgjoi shqetësimet dhe pakënaqësitë e prindërve, ndërsa kërkoi nga të gjitha palët bashkëpunim dhe gjetjen e një zgjidhje, në mënyrë që fëmijët të mos dëmtohen nga kjo situatë e krijuar dhe të kthehen sa më parë në procesin mësimor.

Gjatë kësaj dite, ministrja Bajrami ka vizituar edhe shkollën “Fan S. Noli” në Kamenicë, ku ka biseduar me menaxhmentin dhe mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi në këtë shkollë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori