LAJMI I FUNDIT:

Bajrami thotë se Kurti ka bllokuar mbi 37 milionë euro, i quan hipokrizi deklaratat për rritjen e buxhetit të komunave

Bajrami thotë se Kurti ka bllokuar mbi 37 milionë euro, i quan hipokrizi deklaratat për rritjen e buxhetit të komunave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti, i cili gjatë ditës së sotme deklaroi se komunat do të kenë 200 milionë euro më shumë buxhet gjatë vitit 2024.

Bajrami thotë se Kurti ka bllokuar mbi 37 milionë euro të hyra vetanake, duke theksuar se deklaratat e Kurtit janë hipokrizi, transmeton Telegrafi.

“I ka blloku 37.5 milionë euro që 5 muaj, të hyra vetanake të komunave, janë qindra tenderë që s’po mund të shpallën: rrugë, ura, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qerdhe e shtepi të shëndetit e ju flet për vitin tjetër. Kjo më së paku është hipokrizi”, ka reaguar Bajrami.


Kurti: Komunat do të kenë 200 milionë euro më shumë gjatë vitit 2024
Lexo po ashtu Kurti: Komunat do të kenë 200 milionë euro më shumë gjatë vitit 2024

Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryetarët e komunave, ku kanë diskuar për nivelin lokal dhe për iniciativat e Qeverisë.

Kurti tha se lajm i mirë është se buxheti për komuna për vitin 2024 është rritur.

“Buxheti i përgjithshëm komunal arrin vlerën 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna gjatë kësaj qeverie, sesa në qeverisjet e kaluara”, tha ndër tjera ai.

Kryeminstri tha se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror por edhe financat që pritet të konkretizohen mes bashkëpunimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori