LAJMI I FUNDIT:

Bajrami takoi Shahinin, flasin për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri

Bajrami takoi Shahinin, flasin për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe Shqipëri

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini.

Në takim është biseduar për gjendjen e arsimit në të dy vendet, vështirësitë dhe sfidat, si dhe për planet që do të ngrisnin cilësisë në arsim dhe zhvillimin e këtij sektori.


Ministrja Shahini e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa theksoi se ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë në arsim, por tha se arsimi është fusha ku mund të rritet ky bashkëpunim.

Ndërkaq, ministrja Bajrami tha se një bashkëpunim më i madh i të dyja vendeve do të rritë mundësitë për ngritjen e cilësisë në arsim, të cilën po e synojnë të dyja vendet.

Të dy ministret janë pajtuar se ka hapësirë për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit dhe theksuan se do t’i shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese, si dhe do të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori