Bajrami: Kushdo që ka prekur votat e ka vendin në burg

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami theksoi sot se kushdo që ka prekur votat, e ka vendin në burg.
Bajrami në një postim në Facebook i bën thirrje KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.
“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg. I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë. Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur ‘teknik’ në fletëvotime”, shkruan ajo.
Deputetja e LDK-së tutje shkruan se askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës.
“Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, shkruana jo. /Telegrafi/


















































